Dukagjini do të jetë nikoqir i Feronikelit 74’ në kuadër të javës së dytë në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Ndeshja do të luhet në stadiumin ’18 Qershori’ në Klinë dhe pritet të nis me fillim nga ora 19:00.
Të dy trajnerët, Armend Dallku dhe Elon Berisha tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare të këtij takimi.
Kujtojmë se në javën e parë Dukagjini luajti baras pa gola 0-0 ndaj Drenicës në udhëtim, ndërsa Feronikeli ’74 e pësoi nga Gjilani.
Dukagjini: Haxhihamza, Bardhoku, Basri, Sinani, Bytyqi, Hugo, Gashi, Rexhaj, Zulfiji, Stevenson, Isufi.
Feronikeli ’74: Odyntsov, Musa, Halili, Thaqi, Prodani, Taipi, Baholli, Shabani, Zogu, Prapashtica, Drljo./Telegrafi/






