Familja e këngëtares së njohur uellsiane, Bonnie Tyler, emri i vërtetë Gaynor Sullivan, u mblodh sot për ceremoninë e varrimit të saj, një muaj pas vdekjes së saj në moshën 75-vjeçare.
Ceremonia u zhvillua në Swansea, qytetin e saj të lindjes, ndërsa bashkëshorti i saj, Robert Sullivan, udhëhoqi familjarët pas arkivolit.
Para kishës u vendosën kurora me lule, përfshirë një dedikim me titullin e këngës së saj më të famshme, “Total Eclipse of the Heart”.
Në ceremoninë përkujtimore u luajtën disa prej këngëve të saj, teksa kori uellsian ‘Only Men Aloud’ interpretoi “Bridge Over Troubled Water” dhe “Total Eclipse of the Heart”.
Familjarët e përshkruan Bonnie-n si një grua të ngrohtë, bujare dhe të veçantë.Familja kërkoi që në vend të luleve të bëheshin donacione për dy organizata bamirësie në Uells.
Bonnie ndërroi jetë në një spital në Faro të Portugalisë, ku jetonte prej vitesh me bashkëshortin.
Ajo ishte shtruar në spital pas komplikimeve të shkaktuara nga një apendiks i plasur dhe një zorrë, që kërkuan ndërhyrje urgjente kirurgjikale.
Këngëtarja kishte një karrierë gati 50-vjeçare, duke nisur në vitin 1976 me këngën “Lost in France”.
Përveç hitit botëror “Total Eclipse of the Heart”, ajo u bë e njohur edhe për “Holding Out for a Hero”, “It’s a Heartache” dhe “If You Were a Woman (And I Was a Man)”. /Telegrafi/






