Tensionet në Kuvendin e Kosovës kanë eskaluar ku deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi është përplasur me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci.
Në momentin kur Nagavci po hynte në sallën e Kuvendit, Bytyqi ka reaguar duke e kapur për duarsh dhe duke e shtyer, për të mos e e lejuar të hyjë në sallë.
Në një tjetër moment Bytyqi ka hedhur letra në drejtim të deputetes së LVV-së.






