Manchester City ka përfunduar zyrtarisht nënshkrimin e portierit Geronimo Rulli nga Marseille në një marrëveshje dyvjeçare, duke shënuar periudhën e dytë të argjentinasit në klub pas një periudhe atje në sezonin 2016/17.
Pas largimit të James Trafford te Leeds United për një shifër rreth 50 milionë euro, City ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij.

Bëhet fjalë për portierin argjentinas, Rulli, i cili është transferuar nga Marseille për një shifër të raportuar prej 3.5 milionë euro.
“Portieri me përvojë të jashtëzakonshme është transferuar në Etihad nga klubi francez Marseille dhe ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare, e cila e mban atë deri në verën e vitit 2028”, thuhet në njoftimin e Cityt.
Në anën tjetër, Rulli deklaroi se: “Kjo është një mundësi e mrekullueshme për mua dhe një që më është dashur ta shfrytëzoj… çdo profesionist dëshiron të jetë në një mjedis me performancë të lartë dhe mezi pres të filloj”,
Drejtori i futbollit, Hugo Viana, vlerësoi përvojën e 34-vjeçarit, duke shtuar se ai do të formonte një treshe të fortë së bashku me Gianluigi Donnarumma dhe Marcus Bettinelli.
Rulli sjell një karrierë të lavdishme duke përfshirë një triumf në Kupën e Botës 2022 dhe lavdinë në Ligën e Evropës me Villarrealin kundër Manchester United në vitin 2021.
Ai bëri 39 paraqitje me nëntë ndeshje pa pësuar portë për Marseille sezonin e kaluar, duke qenë gjithashtu pjesë e Argjentinës në finalen e Kupës së Botës 2026. /Telegrafi/





