Erling Haaland po shijon pushimet në Sicili pas përfundimit të Botërorit, ku Norvegjia arriti deri në çerekfinale para se të eliminohej nga Anglia.
Sulmuesi i Manchester Cityt shënoi shtatë gola gjatë turneut.

Gjatë pushimeve në një jaht, Haaland u befasua kur pranë tij u afrua një varkë e mbushur me tifozë, të cilët e thërrisnin dhe e filmonin.
– YouTube www.youtube.com
Reagimi i tij u bë menjëherë viral në rrjetet sociale.Me humor, Haaland tha se dukej sikur turistët po bënin një tur të organizuar me varkë vetëm për të parë vendin ku po qëndronte ai.
“Ejani të shihni ku po qëndron Erling Haaland”, tha ai duke imituar një udhërrëfyes turistik.
Ai shtoi se nuk kishte parë kurrë diçka të tillë, duke treguar habinë e tij për situatën.
Haaland kishte tërhequr vëmendje të madhe edhe gjatë Botërorit, jo vetëm për golat, por edhe për sjelljen e relaksuar dhe reagimet spontane para kamerave, të cilat u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale. /Telegrafi/





