27 vatra zjarri në 24 orë – 5 mbeten aktive, Ministria e Mbrojtjes: Nuk ka rrezik për zonat e banuara

Nacionale

27 vatra zjarri janë raportuar në vend gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 5 prej tyre vijojnë të jenë aktive dhe 2 të tjera po monitorohen. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar 42 automjete zjarrfikëse dhe 371 forca operacionale. Në mbështetje të strukturave zjarrfikëse janë angazhuar […]

Madhësia e shkronjave

27 vatra zjarri janë raportuar në vend gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 5 prej tyre vijojnë të jenë aktive dhe 2 të tjera po monitorohen. Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në operacionet për shuarjen e flakëve janë angazhuar 42 automjete zjarrfikëse dhe 371 forca operacionale.

Në mbështetje të strukturave zjarrfikëse janë angazhuar edhe 153 efektivë të Forcave të Armatosura, 6 automjete zjarrfikëse, një autoambulancë e FA-së, 4 helikopterë dhe një avion “Air Tractor” i Forcës Ajrore.

Në Cikallesh të bashkisë Kavajë, vijon puna për eliminimin e vatrave të mbetura, ndërsa situata nuk paraqitet problematike dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në Dajt dhe Priskë e Madhe, situata vijon të mbahet nën monitorim dhe nuk raportohet rrezik për banesat.

Në Mallakastër, zjarri në aksin Panahor–Ndrenie–Vlosh është aktualisht nën kontroll. Nën kontroll është vendosur edhe zjarri në zonën Koilaç–Greshicë/Hekal, ku gjithashtu nuk paraqitet rrezik për zonat e banuara.

Në Abaze, bashkia Krujë, zjarri është reduktuar në vatra të vogla dhe nuk paraqet rrezik për komunitetin. Ndërkohë, në Krastë, për shkak të terrenit të vështirë, operacioni po mbështetet nga ajri me një helikopter të Forcës Ajrore. Në afërsi të vatrës nuk ka banesa dhe nuk raportohet rrezik i drejtpërdrejtë për komunitetin.

Aktiv vijon të jetë zjarri në Vilëz të bashkisë Kurbin. Ndërhyrja e dy helikopterëve të Forcave të Armatosura gjatë ditës së djeshme ka frenuar avancimin e flakëve dhe ka shmangur rrezikun për kishën, varrezat dhe banesat në zonë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shuar plotësisht edhe disa vatra të tjera, mes tyre ato në Xhaferaj–Oblikë, Spatharë dhe Kodrën e Butë në Cërrik. /Euronews.al/