Mo Salah ribashkohet me një nga sulmuesit e preferuar? Trabzonspori përgatit ofertën e çmendur për ish-yllin e Liverpoolit

Sport

Trabzonspori ka tronditur tregun e transferimeve pas konfirmimit të transferimit të Mohamed Salah dhe tani po synon një tjetër përforcim të madh. Klubi turk ka nisur bisedimet me Al Hilalin për transferimin e sulmuesit uruguaian, Darwin Nunez, me synimin për të ribashkuar dyshen që dikur ndante dhomën e zhveshjes te Liverpooli. 27-vjeçari dëshiron të rikthehet […]

Madhësia e shkronjave

Trabzonspori ka tronditur tregun e transferimeve pas konfirmimit të transferimit të Mohamed Salah dhe tani po synon një tjetër përforcim të madh.

Klubi turk ka nisur bisedimet me Al Hilalin për transferimin e sulmuesit uruguaian, Darwin Nunez, me synimin për të ribashkuar dyshen që dikur ndante dhomën e zhveshjes te Liverpooli.

27-vjeçari dëshiron të rikthehet në futbollin evropian, pasi ka humbur vendin në formacion te skuadra saudite. Nunez më herët kishte dhënë miratimin e tij për një transferim te Besiktasi, por marrëveshja nuk u konkretizua, duke i hapur rrugë Trabzonsporit për të hyrë në garë.

Klubi turk tashmë ka paraqitur një ofertë zyrtare si te Al Hilali, ashtu edhe te përfaqësuesit e lojtarit, duke tentuar ta bindë uruguaianin për transferimin.

Al Hilali është i gatshëm ta lejojë largimin e Nunezit, por vetëm në formën e huazimit, pasi klubi saudit kishte investuar 53 milionë dollarë për transferimin e tij.

Ndërkohë, Trabzonspori është i gatshëm t’i ofrojë sulmuesit një pagë vjetore prej 7 milionë eurosh, në përpjekje për ta bindur që të veshë fanellën e klubit turk.

Nëse marrëveshja realizohet, Nunez dhe Salah do të ribashkoheshin pas aventurës së tyre te Liverpooli, kësaj radhe në futbollin turk./Telegrafi/