Vendimi për rastin “Drenica 1”,  Sami Lushtaku dhe shtatë të tjerë shpallen të pafajshëm

Nacionale

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga të gjitha akuzat ish-komandantin e UÇK-së, Sami Lushtakun, dhe shtatë persona të tjerë të përfshirë në rastin e njohur si “Drenica 1”. Trupi gjykues ka vendosur që të gjithë të akuzuarit të shpallen të pafajshëm, pasi sipas gjykatës nuk është gjetur asnjë provë që do të dëshmonte fajësinë […]

Madhësia e shkronjave

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar nga të gjitha akuzat ish-komandantin e UÇK-së, Sami Lushtakun, dhe shtatë persona të tjerë të përfshirë në rastin e njohur si “Drenica 1”.

Trupi gjykues ka vendosur që të gjithë të akuzuarit të shpallen të pafajshëm, pasi sipas gjykatës nuk është gjetur asnjë provë që do të dëshmonte fajësinë e tyre.

“Nuk është gjetur asnjë provë që do të vërtetonte fajësinë e të pandehurve”, është thënë gjatë shpalljes së vendimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë.