10 kombëtaret më të mira në historinë e Kupës së Botës, Spanja e De la Fuente vetëm e nënta

Sport

“Sports Illustrated” ka publikuar renditjen e 10 kombëtareve më të mira në historinë e Kupës së Botës, duke përfshirë skuadra legjendare që kanë lënë gjurmë me dominimin, stilin e lojës ose sukseset e tyre në turneun më të madh të futbollit. Në listë bën pjesë edhe Spanja e vitit 2026, e cila renditet në vendin […]

Madhësia e shkronjave

“Sports Illustrated” ka publikuar renditjen e 10 kombëtareve më të mira në historinë e Kupës së Botës, duke përfshirë skuadra legjendare që kanë lënë gjurmë me dominimin, stilin e lojës ose sukseset e tyre në turneun më të madh të futbollit.

Në listë bën pjesë edhe Spanja e vitit 2026, e cila renditet në vendin e nëntë pas triumfit në Botërorin e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

E udhëhequr nga Diego Maradona, Argjentina fitoi Kupën e Botës në Meksikë. Megjithatë, Sports Illustrated thekson se suksesi nuk ishte vetëm meritë e Maradonës, pasi Jorge Burruchaga, Oscar Ruggeri dhe Jorge Valdano kishin role vendimtare në skuadrën e Carlos Bilardos.

Spanja mbërriti në turne si kampione në fuqi e Evropës, por shumë e konsideronin Francën, Anglinë dhe Argjentinën favorite. Pas barazimit surprizues ndaj Kepit të Gjelbër në ndeshjen hapëse, “La Roja” dominoi turneun dhe u bë kombëtarja e parë në histori që fitoi Kupën e Botës duke pësuar vetëm një gol.

Rodri dhe Pedri dominuan mesfushën, Marc Cucurella shkëlqeu në krahun e majtë, ndërsa Pau Cubarsi dhe Aymeric Laporte formuan një dyshe të hekurt në mbrojtje. Në portë, Unai Simon e mbylli turneun me shtatë ndeshje pa pësuar gol.

Edhe pse nuk fitoi trofeun, Holanda e Johan Cruyff dhe Rinus Michels revolucionarizoi futbollin me filozofinë “Total Football”, duke ndikuar brezat që pasuan.

Me emra si Ronaldo Nazario, Rivaldo, Ronaldinho, Cafu, Roberto Carlos dhe Lucio, Brazili dominoi turneun dhe fitoi titullin falë një kombinimi të talentit individual dhe lojës kolektive.

Botërori që prezantoi në skenën botërore Pelen 17-vjeçar. Brazili fitoi titullin e parë falë një gjenerate të artë me Garrincha, Didi, Vava dhe Nilton Santos.

E konsideruar si kombëtarja më e mirë që nuk e fitoi kurrë Kupën e Botës. Me Ferenc Puskas në krye, Hungaria dominoi turneun, por u mposht nga Gjermania Perëndimore në finalen e famshme “Mrekullia e Bernës”.

Një nga skuadrat më dominuese të epokës moderne. Me Sergio Busquets, Xavi dhe Andres Iniesta në mesfushë, Spanja fitoi Kupën e Botës duke imponuar stilin e saj të famshëm tiki-taka.

Si vend organizator, Franca fitoi titullin e parë botëror falë një mbrojtjeje të jashtëzakonshme dhe një Zinedine Zidane të shkëlqyer, i cili shënoi dy gola në finalen ndaj Brazilit.

Me Franz Beckenbauer si lider, Gjermania Perëndimore fitoi trofeun duke mposhtur Holandën revolucionare të Johan Cruyff në finale.

Në krye të renditjes qëndron Brazili legjendar i vitit 1970. Me Pele, Jairzinho, Rivelino, Tostao, Gerson dhe Carlos Alberto, “Seleçao” fitoi të gjitha ndeshjet dhe mbylli turneun me fitoren 4-1 ndaj Italisë në finale, duke krijuar atë që shumë e konsiderojnë skuadrën më të mirë në historinë e futbollit./Telegrafi/