Gjenerata e ardhshme e Alpine A110 do të dalë vitin e ardhshëm.
Ndryshe nga modeli aktual, i cili përdor një motor me katër cilindra me turbo të montuar në mes, vetura e gjeneratës së tretë do të vihet në lëvizje nga dy motorë elektrikë të montuar në pjesën e pasme.

Në një treg që duket se po tërhiqet nga automjetet elektrike, kjo mund të jetë shkak për shqetësim për një kompani të vogël si Alpine, por CEO i kompanisë dukej i sigurt.
Por, Phillippe Krief beson se kompania e tij nuk ka të njëjtën betejë të vështirë si Porsche në lidhje me automjetet elektrike.
Raportohet se APP do të nxjerrë në pah një model më të madh me tre motorë elektrikë, i cili do të rivalizojë Porsche 911. /Telegrafi/





