Autoritetet indoneziane po kërkojnë për një aeroplan të vogël me 11 persona në bord që u zhduk mbi pjesën lindore të vendit, thanë zyrtarët e shpëtimit për AFP.
Aeroplani, në pronësi të linjës ajrore Indonesia Air Transport, ishte nisur për në Makassar, South Sulawesi, pasi u ngrit nga Yogyakarta, në ishullin Java, me tre pasagjerë dhe një ekuipazh prej tetë anëtarësh.
Kontakti u humb pak pas orës 13:00 sipas orës lokale.
Kreu i agjencisë lokale të kërkim-shpëtimit, Muhammad Arif Anwar, tha se ekipet ishin vendosur në një zonë malore në distriktin Maros, rreth 42 kilometra nga kryeqyteti i provincës Makassar, ku u regjistrua vendndodhja e fundit e avionit.
Forcat ajrore, policia dhe vullnetarët po marrin pjesë në kërkimet tokësore dhe ajrore, shtohet më tej.
Andy Sultan, drejtori i operacioneve të shërbimit të kërkim-shpëtimit në Makassar, sqaroi nga ana e tij se një helikopter dhe një dron janë dërguar në zonë për të gjetur avionin.
Indonezi, zhduket nga radarët aeroplani me 11 persona në bord
<div><div><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/814403-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Indonezi, zhduket nga radarët aeroplani me 11 persona në bord" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/814403-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Indonezi, zhduket nga radarët aeroplani me 11 persona në bord" loading="lazy"></p>Autoritetet indoneziane po kërkojnë për një aeroplan të vogël me 11 persona në bord që u zhduk mbi pjesën lindore të vendit, thanë zyrtarët e shpëtimit për AFP. Aeroplani, në pronësi të linjës ajrore Indonesia Air Transport, ishte nisur për në Makassar, South Sulawesi, pasi u ngrit nga Yogyakarta, në ishullin Java, me tre pasagjerë</div>






