“Na përcillnin me vetura, kanë fjetur në park”, Viktor Kuka ngrit në qiell tifozët e Dritës, ‘Intelektualët’

Sport

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte futbollisti i njohur kosovar Viktor Kuka, i cili ndau rrëfime interesante nga karriera e tij e gjatë në futbollin kosovar, duke kujtuar momentet më të veçanta dhe sfidat që e kanë shoqëruar ndër vite. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Exfis […]

Madhësia e shkronjave

Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte futbollisti i njohur kosovar Viktor Kuka, i cili ndau rrëfime interesante nga karriera e tij e gjatë në futbollin kosovar, duke kujtuar momentet më të veçanta dhe sfidat që e kanë shoqëruar ndër vite. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Exfis dhe Heineken.

Mes shumë historive interesante që Kuka ka zbuluar në këtë podcast, ai gjithashtu ka folur edhe për pritjen që i kishin bërë tifozët e Dritës, ‘Intelektualët’ klubit në ndeshjen vendimtare për titull me Prishtinën, kur atë kohë Kuka ishte pjesë e klubit nga Gjilani.

“Hala e mbaj mend që ka ndodhë se ne kemi qenë në hotël duke ndejtur në Karagaqn nëse nuk gaboj në Pejë, edhe ajo është si në mes të malit, ka shumë pemë aty”.

“Edhe shumica e ‘Intelektualëve’ kanë ardhur një natë më herët. Domethënë kanë fjetur në park vetëm për të na parë”.

“Kur jemi zgjuar në mëngjes, thirret ‘footing’ me bo para ndeshjes, i kemi parë tifozët të gjithë duke na përkrahur, duke na mbështetur”.

“Edhe pse ka qenë pak padrejtësi sepse nuk i kanë lejuar të futen të gjithë, i kanë lejuar vetëm 200 prej tyre”, ka rrëfyer mes tjerash Kuka.

Episodin e plotë me Viktor Kukën mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/