Kombëtarja e Spanjës dhe ajo e Belgjikës do të takohen me fillim nga ora 21:00 në kuadër të fazës së 1/8 së finales në Kampionatin Botëror 2026.
Të dy përzgjedhësit Luis De La Fuente dhe Rudi Garcia tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë ndeshje.
Befasi e madhe te kampi spanjoll është lënia në bankë rezervë e yllit të Barcelonës, Pedri, ku në vendin e tij nga minuta e parë është aktivizuar Fabian Ruiz.
Pjesa tjetër e formacionit në ndërkohë, ka mbetur e pandryshuar për dallim nga ndeshja me Portugalinë.
Te Belgjika në anën tjetër po ashtu nuk ka ndryshime të theksuara në formacion, me yjet si Kevin De Bruyne, Jeremy Doku, Leandro Trossard që startojnë nga minuta e parë.
Spanjë: Simon; Porro, Cubarsi, Laporte, Cucurella; Rodri, Ruiz; Yamal, Olmo, Baena; Oyarzabal.
Belgjikë: Courtois; De Cuyper, Mechele, Ngoy, Castagne; Raskin, Tielemans; Doku, De Bruyne, Trossard, De Ketelaere.






