Barcelona ka arritur marrëveshje me Borussia Dortmundin për transferimin e sulmuesit gjerman, Karim Adeyemi, raporton eksperti i afatit kalimtar, Fabrizio Romano.
Sipas tij, klubet kanë finalizuar një marrëveshje në vlerë prej 22 milionë eurosh plus 7 milionë euro bonuse, të cilat lidhen me sukseset e skuadrës dhe numrin e paraqitjeve të lojtarit.

Reprezentuesi gjerman e kishte bërë të qartë më herët dëshirën e tij për t’u transferuar në ‘Camp Nou’, ndërsa Romano shton se Adeyemi do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me Barcelonën.
Klubi katalanas kishte parë të refuzohej oferta e parë nga Dortmundi, por më pas është rikthyer me një propozim të përmirësuar që ka bindur gjigantin gjerman.
Adeyemi, i cili kishte hyrë në vitin e fundit të kontratës me Dortmundin, pritet të jetë përforcimi i radhës në skuadrën e Hansi Flickut para sezonit të ri.
Transferimi i tij shihet si një lëvizje strategjike për Barcelonën, e cila po kërkon të rrisë alternativat në repartin ofensiv dhe t’i japë më shumë dinamizëm sulmit./Telegrafi/





