Manchester United përgatit ofertën për talentin e Wolves, por klubi anglez kërkon shumë për të

Sport

Manchester United ka nisur përgatitjet për një ofertë fillestare për talentin e Wolverhampton Wanderers, Mateus Mane, i cili po konsiderohet si një nga lojtarët e rinj më premtues në futbollin anglez. Sipas raportimeve nga mediat britanike, “Djajtë e Kuq” janë duke përgatitur një propozim prej rreth 20 milionë funtesh për të siguruar shërbimet e 18-vjeçarit, […]

Madhësia e shkronjave

Manchester United ka nisur përgatitjet për një ofertë fillestare për talentin e Wolverhampton Wanderers, Mateus Mane, i cili po konsiderohet si një nga lojtarët e rinj më premtues në futbollin anglez.

Sipas raportimeve nga mediat britanike, “Djajtë e Kuq” janë duke përgatitur një propozim prej rreth 20 milionë funtesh për të siguruar shërbimet e 18-vjeçarit, i cili mund të luajë si mesfushor, por edhe në repartin ofensivë.

Paraqitjet e tij me fanellën e Wolves kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha, ndërsa Manchester United nuk është i vetmi klub që po e monitoron situatën e talentit anglez.

Edhe Liverpooli po e ndjek nga afër zhvillimin e Mane, duke vlerësuar potencialin e tij dhe mundësinë për ta afruar në të ardhmen.

Megjithatë, Wolverhampton nuk ka ndërmend ta humbasë lehtë një nga diamantët e akademisë së saj. Klubi anglez e vlerëson Mane me rreth 35 milionë funte, një shifër dukshëm më e lartë se oferta fillestare që pritet nga Manchester United.

18-vjeçari ka pasur një sezon pozitiv deri tani, duke regjistruar pesë gola dhe dy asistime, duke dëshmuar se mund të jetë një lojtar me ndikim në nivelet më të larta.

Manchester United vazhdon të kërkojë përforcime të reja me potencial për të ardhmen, ndërsa Mateus Mane është futur në listën e objektivave të klubit për merkaton e ardhshme. /Telegrafi/