Klubi i Futbollit “Tërnoci” këtë vit shënon një jubile të rëndësishëm, 50-vjetorin e themelimit të tij. Për të shënuar këtë gjysmë shekulli veprimtari sportive, kryesia e klubit ka njoftuar se po planifikon organizimin e një manifestimi disa ditor në fund të muajit korrik.
Në kuadër të këtij përvjetori, klubi ka iniciuar edhe projektin për realizimin e një dokumentari profesional, i cili do të pasqyrojë historikun dhe rrugëtimin e KF Tërnocit ndër vite. Mirëpo, duke qenë se ky projekt mbart një kosto të lartë që tejkalon mundësitë aktuale buxhetore të klubit, udhëheqësia ka lëshuar një thirrje publike për mbështetje financiare drejtuar qytetarëve, bizneseve dhe mërgatës.
Qëllimi i kësaj thirrjeje është që ky përvjetor jubilar të organizohet në mënyrë dinjitoze, pa cenuar stabilitetin financiar të klubit për sezonet e ardhshme. Çdo kontribut vlerësohet si një mbështetje e drejtpërdrejtë për ruajtjen e trashëgimisë sportive të vendbanimit tonë.
Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të kontribuojnë, mund t’i transferojnë mjetet e tyre në llogaritë zyrtare të klubit, duke vendosur si qëllim të pagesës: Donacion.
Për transferta në Franga Zvicerane (CHF):
SWIFT: OTPVRS22
IBAN: RS35325960470011260890
Për transferta në Euro (EUR):
SWIFT: OTPVRS22
IBAN: RS35325960170011260711
Për transferta në Dinarë (RSD):
Llogaria: 325-9500500168138-85
Kryesia e KF Tërnocit shpreh falënderimet e saj për çdo përkrahje institucionale apo individuale në funksion të realizimit të këtij projekti./BujanociNet/
KF Tërnoci shënon 50-vjetorin e themelimit, kërkohet ndihmë financiare për realizimin e dokumentarit historik
Klubi i Futbollit “Tërnoci” këtë vit shënon një jubile të rëndësishëm, 50-vjetorin e themelimit të tij. Për të shënuar këtë gjysmë shekulli veprimtari sportive, kryesia e klubit ka njoftuar se po planifikon organizimin e një manifestimi disa ditor në fund të muajit korrik.Në kuadër të këtij përvjetori, klubi ka iniciuar edhe projektin për realizimin e […]






