Kupa e Botës 2026 ka ndryshuar ndjeshëm garën për Topin e Artë, me paraqitjet në turneun më të madh të futbollit botëror që tashmë po luajnë rol vendimtar në përcaktimin e favoritëve.
Lionel Messi është rikthyer në mënyrë befasuese në mesin e kandidatëve kryesorë, pas paraqitjeve të shkëlqyera me Argjentinën. Legjenda argjentinase ka realizuar tetë gola dhe ka dhuruar një asistim në këtë Botëror, duke rritur ndjeshëm gjasat për të fituar një Top të Artë të nëntë në karrierë.
Sipas përqindjeve të publikuara, këta janë pesë favoritët kryesorë për çmimin prestigjioz:
Sulmuesi anglez mbetet favoriti kryesor për Topin e Artë. Forma e tij e shkëlqyer në nivel klubi, e kombinuar me paraqitjet e qëndrueshme me Anglinë në Kupën e Botës, e vendos atë në krye të listës.
Ylli francez ka rritur ndjeshëm shanset e tij falë paraqitjeve të jashtëzakonshme në turne. Mbappe ka realizuar shtatë gola dhe po udhëheq Francën drejt fazave të fundit të Kupës së Botës, duke iu afruar ndjeshëm Kane në garën për çmimin individual.
Anësori francez po përjeton një turne të madh me kombëtaren e Francës. Pas formës së mirë në nivel klubi, Olise ka vazhduar të jetë një prej figurave kryesore në repartin ofensiv të francezëve, duke u futur mes kandidatëve më seriozë.
Sulmuesi i Paris Saint-Germain vazhdon të mbetet në garë falë cilësive të tij individuale dhe ndikimit që ka pasur në lojën e Francës. Edhe pse shanset e tij kanë pësuar një rënie të lehtë krahasuar me periudhën para turneut, Dembele mbetet një emër i rëndësishëm në këtë listë.
Messi ka shënuar një rikthim të jashtëzakonshëm në garën për Topin e Artë. Para fillimit të Kupës së Botës, gjasat e tij vlerësoheshin vetëm në 0.97 për qind, por paraqitjet e tij me Argjentinën e kanë rritur ndjeshëm kandidaturën e tij.
Nëse Argjentina vazhdon rrugëtimin drejt trofeut, Messi mund të ketë një mundësi reale për të fituar për herë të nëntë çmimin më prestigjioz individual në futboll.
Në mesin e kandidatëve të tjerë përmenden edhe Erling Haaland me 6.59 për qind, Khvicha Kvaratskhelia me 4.83 për qind, Jude Bellingham me 4.26 për qind, Declan Rice me 3.45 për qind, Cristiano Ronaldo me 2.79 për qind, Vinicius Junior me 2.13 për qind, Julian Alvarez me 1.08 për qind dhe Raphinha me 0.89 për qind. /Telegrafi/






