Don Xhoni ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në karrierën e tij muzikore, duke u renditur mes artistëve me debutimet më të suksesshme në nivel global në platformën Spotify.
Albumi i tij më i ri, “100%”, ka siguruar një vend në listën zyrtare të publikuar nga platforma për projektet me hyrjen më të fortë gjatë periudhës 3-5 korrik.
Sipas klasifikimit, reperi shqiptar është pozicionuar në vendin e nëntë në rang botëror, duke u bërë pjesë e top 10 artistëve me debutimin më të mirë të ditëve të fundit.
Ky rezultat e vendos atë përkrah emrave të njohur të industrisë muzikore ndërkombëtare përfshirë Madonnën, e cila kryeson renditjen si dhe Ken Carson dhe reperin gjerman Bonez MC.
Renditja konsiderohet një sukses i rëndësishëm për Don Xhonin dhe një tregues i rritjes së pranisë së artistëve shqiptarë në tregun global të muzikës.
Performanca e albumit në ditët e para të lansimit pasqyron interesimin e madh të publikut dhe mbështetjen e fansave, të cilët kanë kontribuar në shifrat e larta të dëgjueshmërisë.
Me “100%”, Don Xhoni sjell një projekt që përfshin stile dhe ritme të ndryshme të hip-hopit, duke vazhduar të zgjerojë audiencën e tij edhe jashtë trojeve shqiptare.
– YouTube www.youtube.com
Suksesi në Spotify është një tjetër dëshmi se reperi po forcon pozicionin e tij në skenën ndërkombëtare dhe po e çon muzikën shqiptare drejt një publiku gjithnjë e më të gjerë. /Telegrafi/






