Sulmet amerikane ndaj Iranit ‘absolutisht të nevojshme’, thotë shefi i NATO-s

Bota

Kreu i NATO-s ka thënë se raundi i fundit i sulmeve amerikane ndaj Iranit ishte “absolutisht i nevojshëm”. Mark Rutte është aktualisht me udhëheqësit e aleancës – përfshirë Donald Trump – në Ankara për një samit dy-ditor që filloi dje, transmeton Telegrafi. I pyetur nga një gazetar për reagimin e tij ndaj sulmeve – të […]

Madhësia e shkronjave

Kreu i NATO-s ka thënë se raundi i fundit i sulmeve amerikane ndaj Iranit ishte “absolutisht i nevojshëm”.

Mark Rutte është aktualisht me udhëheqësit e aleancës – përfshirë Donald Trump – në Ankara për një samit dy-ditor që filloi dje, transmeton Telegrafi.

I pyetur nga një gazetar për reagimin e tij ndaj sulmeve – të cilat ushtria amerikane tha se goditën më shumë se 80 objektiva – Rutte tha: “Mendoj se ishte absolutisht e nevojshme, sepse kur ke një armëpushim dhe Irani në thelb po e shkel armëpushimin – ne shohim se çfarë ndodhi dje me anijet që u sulmuan – mendoj se është absolutisht e rëndësishme që SHBA-të të reagojnë me forcë”.

SHBA-të nisën sulme të reja ndaj Iranit herët të mërkurën, duke goditur më shumë se 80 objektiva, sipas Komandës Qendrore të SHBA-së, e cila tha se sulmet u kryen në përgjigje të sulmeve të Teheranit ndaj tre anijeve në Ngushticën e Hormuzit.

“Forcat amerikane goditën sistemet mbrojtëse iraniane, rrjetet e komandës dhe kontrollit, vendet bregdetare të radarëve, kapacitetet e raketave kundër anijeve dhe më shumë se 60 anije të vogla të Gardës Revolucionare Islamike në dhe pranë ngushticës”, tha ushtria amerikane në një deklaratë të postuar në X. /Telegrafi/