Mesfushori i Argjentinës, Enzo Fernandez, nuk i ka mbajtur dot emocionet pas fitores dramatike 3-2 ndaj Egjiptit në raundin e 16-të të Kupës së Botës 2026.
Futbollisti i Chelseat vlerësoi kapitenin Lionel Messi për lidershipin dhe mentalitetin e tij të jashtëzakonshëm, duke pranuar se paraqitja dhe karakteri i yllit argjentinas janë një frymëzim për të gjithë skuadrën.
Gjatë intervistës pas ndeshjes, Enzo u emocionua teksa fliste për Messin:
“Kur sheh Leon, i cili në fund të fundit është shembulli ynë më i madh… më falni, po bëhem emocional këtu… mënyra se si nuk dorëzohet kurrë dhe si gjithmonë ecën përpara”, deklaroi Enzo duke qarë.
Mesfushori argjentinas shtoi se Messi vazhdon të jetë një shembull i vërtetë për të gjithë lojtarët e Kombëtares.
“Ai është një shembull i vërtetë për ne. Edhe në momentet e vështira, ai gjithmonë tregon se është e mundur të vazhdosh përpara dhe sot është një shpërblim i madh për këtë”, u shpreh ai.
Enzo theksoi gjithashtu se Argjentina e dinte se nuk ishte momenti për t’u dorëzuar dhe se skuadra do të vazhdojë të luftojë deri në fund në Kupën e Botës.
“E dinim që ishte shumë herët për të shkuar në shtëpi dhe do të vazhdojmë të luftojmë deri në fund”, përfundoi mesfushori i kampionëve në fuqi të botës.
Argjentina siguroi kualifikimin në çerekfinale pas një rikthimi spektakolar ndaj Egjiptit, ndërsa tani do të përballet me Zvicrën e Granit Xhakës për një vend në gjysmëfinale. /Telegrafi/






