Zyrtare: Sandro Tonali i bashkohet Tottenhamit

Sport

Mesfushori Sandro Tonali e ka kompletuar transferimin te Tottenhami nga Newcastle United. Ylli italian do t’i bashkohet skuadrës së Roberto de Zerbit që po synon të rikthehet në garë për një vend në Ligën e Kampionëve. Newcastle përfitoi plot 100 milionë euro plus bonuset për shërbimet e Tonalit, i cili ka nënshkruar kontratë afatgjatë. “Jam […]

Madhësia e shkronjave

Mesfushori Sandro Tonali e ka kompletuar transferimin te Tottenhami nga Newcastle United.

Ylli italian do t’i bashkohet skuadrës së Roberto de Zerbit që po synon të rikthehet në garë për një vend në Ligën e Kampionëve.

Newcastle përfitoi plot 100 milionë euro plus bonuset për shërbimet e Tonalit, i cili ka nënshkruar kontratë afatgjatë.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Kur arrita në klub, u ndjeva në mënyrë fantastike. Njerëzit thonë se këtu janë katër ose pesë klube, por është vetëm një”.

“Ishte si magji sepse e dija menjëherë që do të nënshkruaja për Tottenhamin. Kam luajtur disa herë ndaj tyre dhe gjithmonë e kam ndjerë atmosferën fantastike të tifozëve. Mezi pres t’ia nisim sezonit”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Tottenhami ka arritur edhe disa marrëveshje tjera të mëdha si Matheus Fernandes nga West Ham dhe Andrew Robertson prej Liverpoolit./Telegrafi/