Vendimi i minutës së fundit i një burri nga Michigani për të blerë një biletë lotarie përfundoi duke i fituar atij një çmim prej 500,000 dollarësh.
Burri 58-vjeçar nga Qarku Wayne tha se fati i mirë e kishte përcjellë gjatë një vizite në dyqanin Kroger në West 14 Mile Road në Commerce Township.

“Isha duke dalë nga dyqani sepse po mbylleshin së shpejti, dhe ndalova te makina e lotarisë për të blerë disa bileta para se të largohesha”, tha burri.
“Bleva shpejt disa bileta dhe i skanova. Pashë se kisha fituar 500,000 dollarë. Më duhej të ulesha dhe të përpiqesha të qetësohesha sepse isha aq i emocionuar dhe i shqetësuar sa nuk mund të shkoja në shtëpi. Ishte çmenduri”, shtoi ai. /Telegrafi/





