Festonte me qenin fitoren e New York Knicks, policia e vret kafshën pas një telefonate të rreme të fqinjit

Bota

Në New York, një grua po festonte shpalljen kampion të ekipit të basketbollit New York Knicks, ndërsa po kërcente me qenin e saj, i cili kishte veshur fanellën dhe veshjen sportive të ekipit të zemrës. Një fqinj mendoi se ajo kishte nevojë për ndihmë dhe telefonoi policinë. Kur oficerët mbërritën në vendngjarje, qeni papritur doli […]

Madhësia e shkronjave

Në New York, një grua po festonte shpalljen kampion të ekipit të basketbollit New York Knicks, ndërsa po kërcente me qenin e saj, i cili kishte veshur fanellën dhe veshjen sportive të ekipit të zemrës.

Një fqinj mendoi se ajo kishte nevojë për ndihmë dhe telefonoi policinë.

Kur oficerët mbërritën në vendngjarje, qeni papritur doli me vrap drejt tyre. Policia u frikësua dhe hapi zjarr, duke e vrarë kafshën.

Familja thotë se qeni ishte i butë dhe nuk kishte treguar kurrë sjellje agresive. Ata tani po përgatiten të ngrenë padi kundër policisë.

Ndërkohë, në korridorin ku fqinjët dëshmuan vdekjen e qenit Jameson, po krijohet një memorial në kujtim të tij.

Fqinji që telefonoi policinë i tha televizionit KABC se ndihet fajtor për thirrjen në numrin 911, por theksoi se sinqerisht besonte se fqinja e tij ishte në rrezik. /Telegrafi/