Ramadani: Prokuroria duhet të hetojë MPJ-në, vetë institucioni i ka pranuar shkeljet

Nacionale

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Burim Ramadani ka reaguar pas publikimit të raportit të Auditorit të Përgjithshëm për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, duke kërkuar angazhim të menjëhershëm të Prokurorisë dhe organeve hetimore për të shqyrtuar gjetjet e evidentuara për vitin 2025. Sipas Ramadanit, raporti i auditimit ka ngritur “alarmin […]

Madhësia e shkronjave

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Burim Ramadani ka reaguar pas publikimit të raportit të Auditorit të Përgjithshëm për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, duke kërkuar angazhim të menjëhershëm të Prokurorisë dhe organeve hetimore për të shqyrtuar gjetjet e evidentuara për vitin 2025.

Sipas Ramadanit, raporti i auditimit ka ngritur “alarmin e kuq” për një sërë shkeljesh ligjore, parregullsish procedurale dhe keqmenaxhim të mjeteve publike në ministrinë që gjatë periudhës së auditimit është udhëhequr nga Donika Gërvalla.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka theksuar se ministri aktual në detyrë, Glauk Konjufca, përmes letrës zyrtare të konfirmimit, është pajtuar me gjetjet dhe rekomandimet e Auditorit, pa paraqitur kundërshtime ndaj përmbajtjes së raportit.

“Tash është detyrë e Prokurorisë dhe hetuesisë që të futet në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të vendosë para drejtësisë përgjegjësit e këtyre shkeljeve ligjore dhe keqmenaxhimit të parave të qytetarëve. Qofshin këto shkelje të natyrës procedurale-administrative apo edhe përgjegjësi penale”, ka shkruar ai. /Telegrafi/