Audi ka prezantuar një superautomobil të ri sportiv, të quajtur Nuvolari, i cili përfaqëson kthimin e madh të markës në segmentin e performancës së lartë.
Bëhet fjalë për një model hibrid me fuqi të kombinuar prej 1001 kuaj/fuqi, që e bën atë një nga veturat më të fuqishme në historinë e Audis.

Automjeti është i kufizuar në vetëm 499 njësi, ndërsa dorëzimet e para pritet të fillojnë në gjysmën e parë të vitit 2027.
Nuvolari është ndërtuar si një “flamur teknologjik” i kompanisë dhe shënon një fazë të re në dizajnin dhe zhvillimin e Audit, pas ndryshimeve të fundit në filozofinë e markës dhe afrimit më të madh me teknologjitë e Formulës 1.
Sipas të dhënave të para, supervetura arrin shpejtësi mbi 350 km/h, ndërsa përshpejton nga 0 në 100 km/h për 2.6 sekonda.
Audi e prezanton Nuvolarin si një kombinim të teknologjisë më të avancuar, aerodinamikës aktive dhe sistemit hibrid me performancë të lartë, i zhvilluar për të ofruar stabilitet dhe fuqi maksimale. /Telegrafi/





