Arrestohet kandidati për deputet nga PDK, Qëndrim Kryeziu

Nacionale

Kandidati për deputet nga PDK, Qëndrim Kryeziu është arrestuar sot në hapësirat ku ka nisur faza e punimeve në kuadër të projektit “Rrënimi i objekteve ku do të ndërtohet objekti i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”. Në një video të siguruar, shihet momenti kur Kryeziu i drejtohet një zyrtareje policore duke kërkuar një […]

Madhësia e shkronjave

Kandidati për deputet nga PDK, Qëndrim Kryeziu është arrestuar sot në hapësirat ku ka nisur faza e punimeve në kuadër të projektit “Rrënimi i objekteve ku do të ndërtohet objekti i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”.

Në një video të siguruar, shihet momenti kur Kryeziu i drejtohet një zyrtareje policore duke kërkuar një dokument për rrënimin e objektit, që siç thotë është e dajës së tij.

Por, sipas pamjeve zyrtarja policore i kërkon vazhdimisht që të largohet nga hapësira, ndërsa më pas urdhëron arrestimin e tij.

Telegrafi është munduar të marrë një përgjigje zyrtare nga Policia e Kosovës e deri më tani nuk ka ndonjë infomacion. /Telegrafi/