Kurti uron qytetarët për festën e Kurban Bajramit

Nacionale

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka uruar qytetarët për festën e Kurban Bajramit. “Gëzuar festën e Kurban Bajramit besimtarëve myslimanë, qytetarëve tanë, shqiptarëve kudo! Le të udhëhiqemi çdo ditë nga dashamirësia dhe zemërgjerësia, solidariteti dhe respekti, duke synuar më të mirën për tjetrin dhe shoqërinë. T’i ndajmë të mirat me miq, fqinjët e nevojtarët, si […]

Madhësia e shkronjave

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka uruar qytetarët për festën e Kurban Bajramit.

“Gëzuar festën e Kurban Bajramit besimtarëve myslimanë, qytetarëve tanë, shqiptarëve kudo!

Le të udhëhiqemi çdo ditë nga dashamirësia dhe zemërgjerësia, solidariteti dhe respekti, duke synuar më të mirën për tjetrin dhe shoqërinë. T’i ndajmë të mirat me miq, fqinjët e nevojtarët, si mirënjohje për bekimet që gëzojmë dhe ushtrim për sakrificën si virtyt i lartë njerëzor.

Paçim gjithmonë mirësi, begati e mbarësi”, shkruan Kurti. /Telegrafi/