Kongresistët amerikanë takohen sot me Haxhiun dhe Kurtin

Nacionale

Dy kongresistë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Keith Self dhe Suhas Subramanyam do të qëndrojnë sot për vizitë në Kosovë. Kongresistët amerikanë do të takohen me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe kryeministrin Albin Kurti. Takimi i Haxhiut me kongresmenët e SHBA-së, Keith Self dhe Suhas Subramanyam do të mbahet në ora […]

Madhësia e shkronjave

Dy kongresistë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Keith Self dhe Suhas Subramanyam do të qëndrojnë sot për vizitë në Kosovë.

Kongresistët amerikanë do të takohen me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe kryeministrin Albin Kurti.

Takimi i Haxhiut me kongresmenët e SHBA-së, Keith Self dhe Suhas Subramanyam do të mbahet në ora 11:15, ndërkaq kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do t’i takojë në ora 11:50.

Ndryshe, kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam kanë vizituar të hënën Luginën e Preshevës, ku u takuan me përfaqësues politikë dhe institucionalë shqiptarë për t’u njohur nga afër me sfidat dhe pozitën e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.