Franco Foda e fton Andi Hotin për miqësoret e qershorit

Sport

Përzgjedhësi Franco Foda e ka ftuar qendërmbrojtësin Andi Hoti për dy miqësoret e muajit qershor. Foda pritet t’i pushojë disa nga lojtarët kryesorë për t’iu dhënë hapësirë lojtarëve të rinj dhe për të parë se cili do të përshtatet më mirë në stilin e tij të lojës. Një nga lojtarët që më parë nuk është […]

Madhësia e shkronjave

Përzgjedhësi Franco Foda e ka ftuar qendërmbrojtësin Andi Hoti për dy miqësoret e muajit qershor.

Foda pritet t’i pushojë disa nga lojtarët kryesorë për t’iu dhënë hapësirë lojtarëve të rinj dhe për të parë se cili do të përshtatet më mirë në stilin e tij të lojës.

Një nga lojtarët që më parë nuk është ftuar është Hoti, i skuadrës së Bundesliga 2, Eintracht Braunschweig. Ka qenë vetë klubi gjerman që ka konfirmuar ftesën.

“Derisa ekipi i parë i Eintrachtit është zyrtarisht në pushime, dy lojtarë ende kanë lojë për të zhvilluar për kombëtaret. Qendërmbrojtësi Andi Hoti është ftuar te Kosova”.

“Hoti po përgatitet për dy miqësoret me Kosovën”, shkroi klubi gjerman.

Ndërkohë, rikujtojmë Kosova përballet me Çekinë në udhëtim më 31 maj, kurse më 4 qershor do të luajë ndaj Andorrës në “Fadil Vokrri”./Telegrafi/