Sulmuesi Albion Rrahmani ka shënuar edhe një tjetër gol për Spartën e Pragës.
Ylli i Kosovës realizoi vetëm tre minuta pasi nisi pjesa e dytë për t’ua rikthyer epërsinë vendasve.
Pas një asistimit të Zelenyt, Rrahmani me një goditje të saktë e mposhti portierin mysafir.
Ky është goli i 11-të i Rrahmanit në elitën e futbollit çek, ndërsa ka kontribuar edhe me tri asistime në proces./Telegrafi/






