Moti në Shqipëri, shi në mesditë

Nacionale

Shqipëria të premten do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri mesatare. Reshjet e shiut parashikohen të bëhen prezentë në orët e mesditës deri pasdite me intensitet të ulët kryesisht përgjatë relieveve kodrinore-malore të […]

Madhësia e shkronjave

Shqipëria të premten do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të cilat hera-herës priten të jenë deri mesatare.

Reshjet e shiut parashikohen të bëhen prezentë në orët e mesditës deri pasdite me intensitet të ulët kryesisht përgjatë relieveve kodrinore-malore të vendit.

Pas orëve të pasdites do të ketë ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 17 m/s.

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-4 ballë. /Telegrafi/