Abdixhiku: Vendi ka nevojë për punë konkrete, me LDK-në rrugët kryesore të Kosovës do të përfundojnë brenda një mandati

Nacionale

<div><div><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/809467-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Abdixhiku: Vendi ka nevojë për punë konkrete, me LDK-në rrugët kryesore të Kosovës do të përfundojnë brenda një mandati" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/809467-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Abdixhiku: Vendi ka nevojë për punë konkrete, me LDK-në rrugët kryesore të Kosovës do të përfundojnë brenda një mandati" loading="lazy"></p>Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka premtuar se rrugët kryesore të Kosovës do të përfundojnë brenda një mandati qeverisës nëse LDK merr udhëheqjen e qeverisë. Abdixhiku theksoi se projektet si Unaza e Kryeqytetit, Autostrada e Anamoravës dhe magjistralet drejt Podujevës, Mitrovicës, Pejës e Gjakovës do të përfundojnë si pjesë</div>

Madhësia e shkronjave

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka premtuar se rrugët kryesore të Kosovës do të përfundojnë brenda një mandati qeverisës nëse LDK merr udhëheqjen e qeverisë.
Abdixhiku theksoi se projektet si Unaza e Kryeqytetit, Autostrada e Anamoravës dhe magjistralet drejt Podujevës, Mitrovicës, Pejës e Gjakovës do të përfundojnë si pjesë e planit kombëtar të zhvillimit.
Ai nënvizoi se investimet në rrugë nuk janë vetëm infrastrukturë, por edhe ekonomi, vende pune dhe lehtësim për jetën e qytetarëve.
“Kosova ka nevojë për punë konkrete. Kosova ka nevojë për zhvillim. LDK do t’i përfundojë. Ky është plani ynë!”, tha Abdixhiku, duke u zotuar se ekipet e partisë do të jenë në terren ditë e natë për të realizuar këto projekte.