Ali Ahmeti përkujton 2 Majin, datën kur Karadaku u shpall zonë e lirë

Rajon

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka përkujtuar 2 Majin, duke e cilësuar si një ditë të rëndësishme për shpalljen e Karadakut zonë e lirë. Ai tha se kjo ngjarje tregon përpjekjet për liri, dinjitet dhe barazi. Ahmeti theksoi se Karadaku mbetet simbol i qëndresës dhe bashkimit. Ai gjithashtu nderoi dëshmorët dhe luftëtarët, […]

Madhësia e shkronjave

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka përkujtuar 2 Majin, duke e cilësuar si një ditë të rëndësishme për shpalljen e Karadakut zonë e lirë.

Ai tha se kjo ngjarje tregon përpjekjet për liri, dinjitet dhe barazi.

Ahmeti theksoi se Karadaku mbetet simbol i qëndresës dhe bashkimit. Ai gjithashtu nderoi dëshmorët dhe luftëtarët, duke vlerësuar sakrificën e tyre për paqen dhe të drejtat që gëzohen sot.

Sipas Ahmetit kjo sakrificë duhet të shërbejë si shembull për brezat e ardhshëm.

Ai shtoi se ruajtja e këtyre vlerave është thelbësore për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë. Po ashtu, ai bëri thirrje për unitet dhe përkushtim të vazhdueshëm në mbrojtje të arritjeve të deritanishme.