Fisnik Asllani me një asistim të bukur për golin e epërsisë të Hoffenheimit

Sport

Hoffenheimi po luan në shtëpi ndaj Stuttgartit në kuadër të javës së 32-të në elitën e futbollit gjerman. Vendasit kaluan në epërsi në minutën e tetë duke realizuar për 1-0 me anë të Andrej Kramaric. Reprezentuesi kroat u asistua nga sulmuesi dardan Fisnik Asllani i cili ia servoi një top të bukur, të cilin Kramaric […]

Madhësia e shkronjave

Hoffenheimi po luan në shtëpi ndaj Stuttgartit në kuadër të javës së 32-të në elitën e futbollit gjerman.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e tetë duke realizuar për 1-0 me anë të Andrej Kramaric.

Reprezentuesi kroat u asistua nga sulmuesi dardan Fisnik Asllani i cili ia servoi një top të bukur, të cilin Kramaric e dërgoi në rrjetë.

Ky ishte asistimi i shtatë i Asllanit deri më tani në këtë edicion të garave, teksa numëron edhe dhjetë gola.

Vlen të theksohet se nga minuta e parë në këtë ndeshje janë aktivizuar edhe dyshja Albian Hajdari dhe Leon Avdullahu./Telegrafi/