Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi që shteti i Bahamas e ka njohur pavarësinë e Kosovës, duke thënë se kjo njohje është dëshmi se shtetësia e Kosovës po konsolidohet çdo ditë e më shumë në arenën ndërkombëtare.
Haradinaj ka thënë edhe se, Kosova ka nisur rrugën e avancimit të saj ndërkombëtar dhe nuk ka forcë që mund ta kthejë pas.
Postimi:
Edhe një njohje e rëndësishme për Kosovën.
Bahamas sot u bë shteti i 121-të që njeh vendin tonë. Kjo njohje është dëshmi se shtetësia e Kosovës po konsolidohet çdo ditë e më shumë në arenën ndërkombëtare dhe se rruga jonë euroatlantike është e drejtë dhe e pakthyeshme.
Kosova ka nisur rrugën e avancimit të saj ndërkombëtar dhe nuk ka forcë që mund ta kthejë pas. Flamuri i saj do të lartësohet edhe më shumë, si shtet i pavarur, sovran dhe partner serioz për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë.
Urime Kosovë
Haradinaj: Njohja nga Bahamas dëshmi se Kosova po konsolidohet në arenën ndërkombëtare, rruga jonë euroatlantike është e pakthyeshme
<div><div><img width="600" height="358" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/807843-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Haradinaj: Njohja nga Bahamas dëshmi se Kosova po konsolidohet në arenën ndërkombëtare, rruga jonë euroatlantike është e pakthyeshme" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="600" height="358" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/807843-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Haradinaj: Njohja nga Bahamas dëshmi se Kosova po konsolidohet në arenën ndërkombëtare, rruga jonë euroatlantike është e pakthyeshme" loading="lazy"></p>Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi që shteti i Bahamas e ka njohur pavarësinë e Kosovës, duke thënë se kjo njohje është dëshmi se shtetësia e Kosovës po konsolidohet çdo ditë e më shumë në arenën ndërkombëtare. Haradinaj ka thënë edhe se, Kosova ka nisur rrugën e avancimit të</div>






