Bayern Munich është nikoqir i Real Madridit në “Allianz Arena”, ku në start u shënuan dy gola, me të dy ekipet nga një.
Në Mynih, “Los Blancos” synojnë rikthimin pas humbjes 2-1 që pësuan javën e kaluar në “Santiago Bernabeu”, por dueli nisi zjarr për dy ekipet.
Real Madridi e hapi rezultatin që në sekondat e para. Arda Güler shënoi pas vetëm 35 sekondash, pasi përfitoi nga një tentim i gabuar pasimi i portierit gjerman.
Topi përfundoi te turku, i cili lëshoi një goditje të fuqishme nga rreth 35-40 metra, duke e dërguar në rrjetë për 1-0.
Megjithatë, avantazhi madrilen nuk zgjati shumë. Bayerni reagoi shpejt dhe barazoi në minutën e 6-të, kur Pavlović shënoi me kokë pas një krosimi të saktë nga Joshua Kimmich, duke e bërë rezultatin 1-1.
Ndeshja pritet të vazhdojë me ritëm të lartë, me të dyja skuadrat që kërkojnë të marrin kontrollin e plotë të eliminatores. /Telegrafi/






