Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat më të fundit mbi gjendjen civile në vend për muajin shkurt 2026, duke përfshirë kurorëzimet dhe shkurorëzimet në Kosovë dhe jashtë saj.
Sipas këtyre të dhënave, në shkurt 2026 janë regjistruar gjithsej 969 kurorëzime, që përbëjnë një rënie prej rreth 29.4% krahasuar me muajin janar 2026.

Në të njëjtën periudhë janë regjistruar edhe 135 raste shkurorëzimesh, duke shënuar një rritje prej rreth 53.4% krahasuar me muajin janar 2026.
Të dhënat janë publikuar duke u bazuar në regjistrimet administrative të gjendjes civile dhe pasqyrojnë lëvizjet mujore të martesave dhe divorceve në Kosovë.
ASK thekson se këto statistika shërbejnë për të analizuar trendet demografike dhe ndryshimet në strukturën sociale të vendit. Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës është burimi i të dhënave administrative që përdoren për këtë raportim.
Në përgjithësi, të dhënat tregojnë: Rënie të martesave në shkurt, rritje të shkurorëzimeve dhe lëvizje të dukshme mujore në statistikat civile. /Telegrafi/





