Posta e Maqedonisë ka marrë 100 automjete të reja si pjesë e masave për modernizimin dhe përmirësimin e shërbimeve, me qëllim rritjen e efikasitetit të shpërndarjes dhe forcimin e kapacitetit të kompanisë shtetërore.
Kryeministri Hristijan Mickoski, tha se bëhet fjalë për 90 furgonë më të vegjël dhe 10 më të mëdhenj, të cilët do të shpërndahen në të gjithë vendin me qëllim përmirësimin e kushteve të punës dhe shpërndarjen e sendeve postare.
“Qeveria, nëpërmjet Ministrisë së Transportit, po blen 100 automjete të reja për nevojat e Postës së Maqedonisë. Ky nuk është vendim i rastësishëm, është një përgjigje ndaj një nevoje reale. Mosha mesatare e automjeteve me të cilat Posta e Maqedonisë ka operuar deri më tani është rreth 15 vjet, që do të thotë pajisje të vjetruara, defekte të shpeshta, kosto të rritura dhe efikasitet të reduktuar. Kjo do të thotë vonesa në dërgesa, pakënaqësi tek qytetarët dhe besim të reduktuar në sistem. Ne kemi vendosur t’i japim fund kësaj”, tha Mickoski.
Ai theksoi se ky prokurim është pjesë e një strategjie më të gjerë, për të rinovuar institucionet, për të modernizuar shërbimet publike dhe për t’i bërë ato funksionale për qytetarët sepse, theksoi ai, institucionet ekzistojnë për të shërbyer, jo për të kërkuar justifikime.






