Liga e Parë në zjarr: Gjashtë xhiro nga fundi – pesë pikë ndajnë gjashtë ekipe

Sport

Liga e Parë e Kosovës po hyn në gjashtë xhirot e fundit me një garë jashtëzakonisht të fortë për dy vendet e para, por edhe për pozitën e tretë. Dy vendet e para sigurojnë promovimin direkt në elitë, ndërsa vendi i tretë do të luajë në barazh. Xhiroja e 28-të solli derbi të fortë, ndeshje […]

Madhësia e shkronjave

Liga e Parë e Kosovës po hyn në gjashtë xhirot e fundit me një garë jashtëzakonisht të fortë për dy vendet e para, por edhe për pozitën e tretë.

Dy vendet e para sigurojnë promovimin direkt në elitë, ndërsa vendi i tretë do të luajë në barazh.

Xhiroja e 28-të solli derbi të fortë, ndeshje me shumë gola dhe një rivalitet të madh mes skuadrave. Feronikeli 74 luajti baras në shtëpi me Vushtrria (1-1), duke mbetur në garë për kreun.

Vëllaznimi mori një fitore të madhe me rikthim ndaj Dinamo e Ferizajt me rezultat 2-1, duke u përfshirë fuqishëm në luftën për promovim.

Edhe Liria arriti fitore të thellë si mysafire ndaj Trepça me rezultat 5-2, duke mos hequr dorë nga gara për vendet e para.

Në ndeshjet e tjera, Istogu mposhti Vjosa me rezultat 4-1, ndërsa 2 Korriku fitoi ndaj KEK-u me rezultat 2-1. Rilindja 1974 mori tri pikë pas fitores 1-0 ndaj Ramiz Sadiku, ndërsa Besa e mposhti Suhareka me rezultat 1-0.

Trepça ’89, që ende mban shpresa për kreun, siguroi fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Kika, ndërsa Prizreni barazoi 2-2 me Tefik Çanga.

Renditja është bërë gjithnjë e më interesante – si për vendet që sigurojnë promovimin, ashtu edhe për mbijetesën

Vushtrria kryeson me 59 pikë, aq sa ka edhe Dinamo e Ferizajt në vendin e dytë.

Me 58 pikë në pozitën e tretë është Feronikeli 74, ndërsa vetëm një pikë më pak ka Vëllaznimi në vendin e katërt me 57 pikë. Liria ka 56 pikë, ndërsa Trepça ’89 renditet e gjashta me 54 pikë.

Sa i përket mbijetesës, skuadra si Istogu, 2 Korriku, Besa, Vjosa dhe Rilindja 1974 po luftojnë për të shmangur zonën e barazhit. Ndërkohë, KEK-u dhe Prizreni janë në fund të tabelës dhe kërkojnë me çdo kusht të shmangin rënien nga liga.