Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në Suharekë

Sport

Xhiro e 28-të në Albi Mall Superligë vazhdon me tre ndeshje që janë në program për t’u zhvilluar ditën e sotme. Do të jenë tre duele shumë të forta,ku gjashtë skuadra zbresin në fushë vetëm për një qëllim,fitoren. Dueli kryesor i ditës do të zhvillohet në Suharekë,ku Ballkani pret Gjilanin. vendasit synojnë të vazhdojnë me […]

Madhësia e shkronjave

Xhiro e 28-të në Albi Mall Superligë vazhdon me tre ndeshje që janë në program për t’u zhvilluar ditën e sotme.

Do të jenë tre duele shumë të forta,ku gjashtë skuadra zbresin në fushë vetëm për një qëllim,fitoren.

Dueli kryesor i ditës do të zhvillohet në Suharekë,ku Ballkani pret Gjilanin. vendasit synojnë të vazhdojnë me fitore në Superligë në ndjekje të Dritës, derisa Gjilani kërkon tre pikët për të hapur garën për pozitën e dytë.

Sfidë shumë interesante pritet të jetë edhe në Gjilan, me kampionin në fuqi Dritën që kërkon fitoren e katërt radhazi në kampionat dhe kundërshtari i radhës është Ferizaj.Mysafirët synojnë që të largohen nga Gjilani duke fituar së paku një pikë.

Dueli i tretë i sotëm është ai mes Llapit dhe Drenicës,me dy skuadrat që kanë nevojë për pikë për t’i ikur pozitave të fundit.

Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme fillojnë nga ora 15:00. /Telegrafi/