Mesfushori shqiptar, Driton Camaj ka shënuar një supergol nga distanca në ndeshjen e Novi Pazarit ndaj Partizanit të Beogradit, të enjten mbrëma.
Novi Pazari u mposht në shtëpi nga Partizani me rezultat 2-3 në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Superligës së Serbisë.

Megjithatë, djaloshi shqiptar nga Malësia e Malit të Zi, Camaj la gjurmë në këtë ndeshje duke shënuar golin e parë për vendasit.
Camaj arriti të shënojë një supergol nga distanca në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, duke barazuar shifrat në 1-1.
Goli dhe paraqitja e 29-vjeçarit shqiptar u vlerësua lartë, duke qenë lojtari me notën (8.9) më të lartë në ndeshje.
Ndryshe, deri tani në këtë sezon, Camaj ka shënuar gjashtë gola dhe një asistim në vetëm 10 ndeshje të luajtura që nga transferimi i tij në janar. /Telegrafi/





