Sean Combs, i njohur si Diddy, po kundërshton dënimin e tij në një gjykatë federale apeli, pasi u dënua me 50 muaj burg për akuza që lidhen me transportimin e personave për prostitucion sipas ligjit Mann.
Ai ishte shpallur i pafajshëm për akuza më të rënda si trafikim seksual dhe organizatë kriminale.
Avokatët e tij argumentojnë se dënimi është i tepruar dhe i padrejtë, pasi është bazuar edhe në sjellje që lidhen me akuza për të cilat ai u shpall i pafajshëm.

Sipas tyre, kjo cenon besimin në sistemin e drejtësisë dhe përbën një “shtrembërim të drejtësisë”.
Ata gjithashtu pretendojnë se dënimi është shumë më i lartë se mesatarja për raste të ngjashme.
Mbrojtja ka ngritur edhe argumente të tjera, duke thënë se disa regjistrime intime përbëjnë përmbajtje të mbrojtur nga liria e shprehjes dhe kanë kërkuar interpretim më të ngushtë të ligjeve për prostitucionin.
Apeli synon ose rrëzimin e dënimit, ose rikthimin e çështjes për një rivlerësim të dënimit.
Aktualisht, Combs po vuan dënimin në një burg federal në New Jersey dhe pritet të lirohet në prill të vitit 2028. /Telegrafi/





