Xheneta Fetahu e kritikon Leonora Jakupin si opinioniste – kërkon që të rikthehet Valdrin Sahiti

Magazina

<div><div><img width="640" height="358" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/Xheu-1024x572.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="1080" height="603" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/Xheu.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt=""></p>Xheneta Fetahut duket se nuk po i pëlqen aspak roli i Leonora Jakupit si opinioniste në Big Brother VIP Kosova. Ajo ka shprehur hapur pakënaqësinë e saj përmes një postimi të fundit në InstaStory, ku ka lënë të kuptohet se mendon se opinionet e dhëna në spektakël nuk kanë nivelin e duhur të artikulimit. Në […]</div>

Madhësia e shkronjave

Xheneta Fetahut duket se nuk po i pëlqen aspak roli i Leonora Jakupit si opinioniste në Big Brother VIP Kosova.
Ajo ka shprehur hapur pakënaqësinë e saj përmes një postimi të fundit në InstaStory, ku ka lënë të kuptohet se mendon se opinionet e dhëna në spektakël nuk kanë nivelin e duhur të artikulimit.
Në reagimin e saj, Xheneta ka kërkuar rikthimin e stilistit Valdrin Sahiti, i cili ishte pjesë e spektaklit për një ditë si opinionist zëvendësues dhe u prit me shumë komente pozitive nga publiku.
“Kur opinioni s’ka artikulim, debati humb kuptimin. Ndoshta është koha me e pa prapë Valdrin Sahiti si opinionist”, ka shkruar Fetahu në InstaStory.
Deklarata e saj ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit janë ndarë mes atyre që mbështesin mendimin e Xhenetës dhe atyre që dalin në mbrojtje të Jakupit.
Ndërkaq, Xheneta këtë vit mban rolin e opinionistes në “Big Talk Kosova” bashkë me Vlorijan Halilin.

E krahas Leonorës këtë vit është sërish aktorja Olta Gixhari.