Rame Lahaj International Opera Festival rikthehet me edicionin e gjashtë

Edicioni i gjashtë i Rame Lahaj International Opera Festival (RLIOF) rikthehet këtë korrik, duke e kthyer Prishtinën dhe Kosovën në hapësira ku muzika, kujtesa dhe emocionet bashkohen në një rrëfim të përbashkët. Ky edicion sjell një program të pasur që shtrihet nga arti pamor te muzika urbane, nga nostalgjia e grupeve legjendare te forca e […]

Magazina

Edicioni i gjashtë i Rame Lahaj International Opera Festival (RLIOF) rikthehet këtë korrik, duke e kthyer Prishtinën dhe Kosovën në hapësira ku muzika, kujtesa dhe emocionet bashkohen në një rrëfim të përbashkët.

Ky edicion sjell një program të pasur që shtrihet nga arti pamor te muzika urbane, nga nostalgjia e grupeve legjendare te forca e artit lirik.

Çdo performancë është një udhëtim i veçantë që flet me publikun me të njëjtën fuqi dhe ndjeshmëri si gjithmonë.

Bashkohuni me ne këtë korrik, për të përjetuar çdo interpretim dhe për të njohur artistët që do ta bëjnë festivalin një përvojë të paharrueshme për të gjithë.

5-6 korrik – Masterclass i fotografisë me Fadil Berishën

14 korrik – Nexhmije Pagarusha – Prishtinë

18-23 korrik – Masterclass me Jean Bernard Thomas

28 korrik – Konferenca për shtyp e RLIOF

29 korrik – Gala Night “Rame Lahaj & Friends”