Beqarovski për protestën e djeshme: Studentët gjithmonë kanë të drejtë

Doktor Niko Beqarovski, nëpërmjet rrjeteve sociale ka komentuar protestën e djeshme të studentëve për dhënin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Në qëndrimin e tij, ai theksoi mbështetjen për studentët, por dërgoi edhe një mesazh për mënyrën se si manifestohet protesta.”Studentët kanë gjithmonë të drejtë”, shkroi Beqarovski. Ai theksoi se disa nga studentët që […]

Rajon

Doktor Niko Beqarovski, nëpërmjet rrjeteve sociale ka komentuar protestën e djeshme të studentëve për dhënin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Në qëndrimin e tij, ai theksoi mbështetjen për studentët, por dërgoi edhe një mesazh për mënyrën se si manifestohet protesta.”Studentët kanë gjithmonë të drejtë”, shkroi Beqarovski.

Ai theksoi se disa nga studentët që studiojnë në fakultetet maqedonase, të financuara nga buxheti i shtetit, protestuan me flamuj amerikanë dhe shqiptarë që valëviteshin, duke kërkuar ndryshime në rregullat për dhënien e provimit të jurisprudencës.”Si profesor, unë duhet të mbështes gjithmonë qytetarët tanë të ardhshëm akademikë dhe t’u bëj thirrje autoriteteve që të përmbushin dëshirat e tyre, të cilat u manifestuan qartë nga flamujt që valëviteshin, dhe të zbatojnë të gjitha normat, përfshirë ato gjuhësore, që duhet të përmbushin të diplomuarit në drejtësi në Shtetet e Bashkuara dhe në Shqipëri”, shkruan Beqarovski në profilin e tij në Facebook.

Në postim, Beqarovski shton se në Shtetet e Bashkuara, një numër i madh qytetarësh kanë spanjishten si gjuhë amtare.”Më shumë se 65 milionë qytetarë amerikanë kanë spanjishten si gjuhë amtare, përfshirë Marco Rubion”, thekson ai./Telegrafi/