“Më kontaktoi i pari” – Edoardo Bove zbulon mbështetjen e veçantë nga Mourinho

Mesfushori i Watford, Edoardo Bove, ka rrëfyer historinë e tij të rikthimit në futboll pas arrestit kardiak që pësoi në dhjetor 2024, duke zbuluar edhe lidhjen e fortë me ish-trajnerin e tij, José Mourinho. Në një intervistë për Daily Mail, Bove tregoi se tekniku portugez ishte ndër të parët që i doli në ndihmë pas […]

Sport

Mesfushori i Watford, Edoardo Bove, ka rrëfyer historinë e tij të rikthimit në futboll pas arrestit kardiak që pësoi në dhjetor 2024, duke zbuluar edhe lidhjen e fortë me ish-trajnerin e tij, José Mourinho.

Në një intervistë për Daily Mail, Bove tregoi se tekniku portugez ishte ndër të parët që i doli në ndihmë pas incidentit të rëndë. Mesfushori, i cili kishte punuar me Mourinhon te Roma, pësoi kolaps në fushë gjatë një ndeshjeje me Fiorentina kundër Inter.

“Ai kujdeset për çdo lojtar që ka stërvitur. Më shkroi i pari, por nuk mund t’i përgjigjesha askujt, ndaj ai kontaktoi prindërit e mi. Kam një marrëdhënie të pabesueshme me të. Mourinho është shumë i rëndësishëm për mua dhe familjen time”, u shpreh Bove.

23-vjeçari kujtoi momentet e rënda pas incidentit, duke theksuar se nuk kishte asnjë kujtim nga ajo që ndodhi në fushë.

“Gjëja e fundit që mbaj mend është kur rashë në tokë. U zgjova në spital pa e ditur çfarë kishte ndodhur. Mendova se kisha pësuar një aksident. Kishte ditë shumë të vështira kur gjithçka dukej se po shkonte keq”, tregoi ai.

Për shkak të rregullave në Itali, që nuk lejojnë lojtarët me defibrilator të luajnë, Bove u detyrua të largohej nga Serie A dhe të vazhdonte karrierën në Angli.

Ai gjeti një mundësi të re te Watford, ku klubi i ka ofruar mbështetje të plotë mjekësore dhe kushte për rikthimin e tij në fushë.

Që nga debutimi i tij më 14 shkurt, Bove ka regjistruar tetë paraqitje dhe tashmë ndihet i sigurt me pajisjen që i monitoron zemrën.

“Kam një mik të ri në trupin tim. Nuk jam zhgënjyer kurrë”, përfundoi ai, duke dëshmuar forcën dhe vendosmërinë për t’u rikthyer në futboll. /Telegrafi./