Rilind Nivokazi fantastik, shënon gol të bukur ndaj Grasshoppersit

Sulmuesi Rilind Nivokazi e ka gjetur sërish rrugën drejtë rrjetës në Superligën e Zvicrës. Pas vetëm tre minutave lojë, ish-lojtari i Kosovës U21 realizoi me kokë për t’i dhënë epërsinë Sionit. Surdez harkoi për mrekulli në zonë, ku Nivokazi ishte i pagabueshëm nga afërsia për të zhbllokuar rezultatin. Ndërkohë, ky është goli i 12-të i […]

Sport

Sulmuesi Rilind Nivokazi e ka gjetur sërish rrugën drejtë rrjetës në Superligën e Zvicrës.

Pas vetëm tre minutave lojë, ish-lojtari i Kosovës U21 realizoi me kokë për t’i dhënë epërsinë Sionit.

Surdez harkoi për mrekulli në zonë, ku Nivokazi ishte i pagabueshëm nga afërsia për të zhbllokuar rezultatin.

Ndërkohë, ky është goli i 12-të i Nivokazit në Superligën e Zvicrës, ndërsa ka kontribuar edhe me dy asistime.

Në këtë sfidë titullar është edhe Kreshnik Hajrizi./Telegrafi/