SPB Tetovë: Kërcënoi dhe keqtrajtoi prindërit e tij, ndalohet një 47-vjeçar

SPB Tetovë informon se është ndaluar një 47-vjeçar, i cili ka kërcënuar prindërit e tij. Nga SPB thonë se pas arrestimit, tek ai është vërtetuar prania e alkoolit në gjak. “Më datë 05.04.2026 në orën 13:30 në Tetovë, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin O.S. (47) nga Tetova. Paraprakisht, në orën 12:40 në Stacionin […]

Rajon

SPB Tetovë informon se është ndaluar një 47-vjeçar, i cili ka kërcënuar prindërit e tij. Nga SPB thonë se pas arrestimit, tek ai është vërtetuar prania e alkoolit në gjak.

“Më datë 05.04.2026 në orën 13:30 në Tetovë, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin O.S. (47) nga Tetova. Paraprakisht, në orën 12:40 në Stacionin Policor të Tetovës, babai i tij 76-vjeçar ka denoncuar se për një periudhë të gjatë kohore ai dhe bashkëshortja e tij janë viktima të dhunës në familje nga ana e djalit të tyre”.

“Sipas denoncimit, O.S., në gjendje të dehur, çdo ditë ka thyer sende në shtëpi dhe ka drejtuar kërcënime serioze për jetën e tyre. Pas privimit nga liria, te O.S. janë matur 2,14 promilë alkool në gjak dhe ai është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të dorëzohet kallëzimi përkatës”, thonë nga SPB Tetovë.