Presidenti i ri i Kosovës, Kurti arrin në Kuvend për takimin me Abdixhikun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur pak minuta më parë në Kuvend, ku do të zhvillojë një takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, ku temë diskutimi do të jetë zgjedhja e presidentit të ri. Kurti është parë duke hyrë në objektin e Kuvendit përmes hyrjes nga ana e Presidencës. Ky takim vjen pas […]

Nacionale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur pak minuta më parë në Kuvend, ku do të zhvillojë një takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, ku temë diskutimi do të jetë zgjedhja e presidentit të ri.

Kurti është parë duke hyrë në objektin e Kuvendit përmes hyrjes nga ana e Presidencës.

Ky takim vjen pas paralajmërimeve të kryeministrit për bisedime me liderët e opozitës lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

Të shtunën e kaluar, ish-presidentja Vjosa Osmani ia dorëzoi detyrën Albulena Haxhiut.

Sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë afat deri më 28 prill për të zgjedhur presidentin e ri.

Në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit të vitit të kaluar, Lëvizja Vetëvendosje fitoi mbi 51% të votave. /Telegrafi/