Regjisori i njohur propozon Sydney Sweeney si James Bond-in e ardhshëm femër

Aktorja, Sydney Sweeney, është përmendur si një kandidate e mundshme për filmin e ardhshëm të 007, por jo në rolin tradicional të një vajze Bond, por si vetë agjentja kryesore. Regjisori i Hollywood-it Paul Feig ka shprehur hapur mbështetjen për idenë që ajo të marrë rolin e spiunes britanike. Ai tha se do të preferonte […]

Magazina

Aktorja, Sydney Sweeney, është përmendur si një kandidate e mundshme për filmin e ardhshëm të 007, por jo në rolin tradicional të një vajze Bond, por si vetë agjentja kryesore.

Regjisori i Hollywood-it Paul Feig ka shprehur hapur mbështetjen për idenë që ajo të marrë rolin e spiunes britanike.

Ai tha se do të preferonte ta shihte Sydney-n si Bond-in e ardhshëm, duke shtuar se ajo është shumë punëtore, profesionale dhe mjaft e zgjuar për një rol të tillë. Dyshja kanë bashkëpunuar së fundmi në filmin The Housemaid, shkruan The Sun.

Vetë Sydney Sweeney ka treguar më herët interes për ekskluzivitetin e James Bond, sidomos pasi të drejtat u blenë nga Amazon MGM Studios.

Ajo është shprehur se ka qenë gjithmonë fanse e madhe e Bond-it dhe se ideja për ta luajtur vetë rolin kryesor do të ishte më argëtuese për të.

Ndërkohë, disa emra të tjerë si Aaron Taylor-Johnson, Callum Turner, Jacob Elordi dhe Jack O’Connell vazhdojnë të përfliten për rolin e Bond-it, pas largimit të Daniel Craig, i cili e interpretoi për herë të fundit në filmin No Time to Die.

Filmi i ri i 007 do të drejtohet nga Denis Villeneuve, ndërsa skenari do të shkruhet nga krijuesi i serialit Peaky Blinders, Steven Knight. /Telegrafi/